Ish ministrja Gordana Jankullovska dërgohet në burgun e Idrizovës

235

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dërgohet në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin për rastin ‘Tanku’.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se pasdite ka vepruar me urdhër të gjykatës dhe rreth orës 17 e 30 minuta e ka arrestuar Jankullovskën nga shtëpia e saj.

Kryetari i Gjykatës penale Ivan Xholev ka thënë se sot e ka marrë vendimin përfundimtar të gjykatës Supreme dhe pas kësaj ky vendim i është dërguar edhe Jankullovskës dhe më pas ajo është dërguar në burgun e Idrizovës. Xholev ka sqaruar se nuk ku mundësi për shtyrjen e kohës së burgurt pasi Jankullovska e ka shtyrë njëherë për shkak të fëmijës që ishte nën një vjeç.

Jankullovska është e dënuar me katër vjet burg në rastin Tanku, gjegjësisht për shkak të blerjes së paligjshme të Mercedesit për rreth 600 mijë euro për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Jankullovska është përgjegjëse për shpërdorimin e detyrës dhe autoritetit pasi urdhëroi ish ndihmësministrin e Brendshëm Gjoko Popovski të caktojë tenderin dhe me para nga buxheti i policiesë bleu një Mercedes të blinduar, jo për policinë, por për kryeministrin e atëhershëm Nikola Gruevski me porosi të tij. /SHENJA/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *