Ish-gjenerali serb i Koshares në Jarinje bashkë me Jovanoviqin – “Kjo është tokë serbe, do të kthehemi” (FOTO)

Ish-gjenerali serb që kishte shërbyer si komandant i forcave ushtarake serbe në Koshare në vitin 1999, Llubinko Gjurkoviq, së bashku me kandidatin e koalicionit më të madh politik NADA në Serbi, Millosh Jovanoviq, kanë vizituar Jarinjen të cilën e kanë quajtur “tokë serbe”, shkruan e përditshmja serbe Danas.

Gjurkoviq i ka qëndruar prapa Jovanoviqit i cili u shpreh se “Ky është një vend serb dhe një pjesë e shtetit serb, dikujt i pëlqen apo jo, dhe do të mbetet kështu. Këta njerëz janë unikë dhe ata janë atje çdo ditë në barrikada për të realizuar të drejtën e tyre për një normalitet jetën, dhe ne do t’i ndihmojmë në çdo kuptim”.

“”Ne kemi pasur gjithmonë një politikë shumë të qëndrueshme që nuk mund të hiqet, se Rezoluta 1244 është një akt ligjërisht i detyrueshëm, se Kushtetuta e Republikës së Serbisë është një akt ligjërisht i detyrueshëm”, deklaroi ai.

“Ne do të forchemi ngadalë dhe do të kthehemi këtu. Në çfarëdo forme që është e nevojshme “, përfundoi Jovanoviq./Albanianpost.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.