Ish drejtori Driton Salihu i gëzohet faktit që Branko Trajkoviq do të zgjedhet zv/kryetar i Kuvendit të Preshevës

E besoni apo jo, miku i afërt i Shqiprim Arifit, Driton Salihu i gëzohet faktit që bartësi i SNS-it të Aleksandar Vuçiqit në Preshevë, Branko Trajkoviq, të mërkuren do të zgjedhet për zëvendëkryetar të Kuvendit komunal të Preshevës.

Për më shumë Salihu ka postuar një falim të  aleatit të Sami Salihut e Shqiprim Arifit, Branko Trajkoviq-SNS, ku thotë se mbi 6 mijë preshevar kanë dokumente të Kosovës, ndërsa Kuvendi i Preshevës, punon sipas kushtetutës së republikës së Serbisë, ku sipas saj Kosova, është pjesë përbërëse.

“Ky (Branko) të mërkuren bohët zv kryetar kuvendi nPreshevë. Bravo!”   – thuhet në fund të postimit të Driton Salihut, ish drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.