Isa Mustafa zbulon detaje nga takimi i mbrëmshëm me presidentin Hashim Thaçi

359

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth takimin të mbrëmshëm me presidentin Thaçi.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se Thaçi e ka njoftuar atë për paralajmërimet serioze të SHBA-ve ndaj Kosovës që mund të ndërmerren nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.

Mes tjerash, kryetari i LDK-së thotë se ka kërkuar nga presidenti që të heq dorë nga ideja e tij për korrigjim të kufijve, shkruan Insajderi.

“Kam vërejtur se ka pasur spekulime si dhe akuza për këtë takim; disa budallenj e kanë cilësuar edhe si tradhti. Të tillët janë injorantë e zjarrvënës”, ka thënë Mustafa.

Mbrëmë e takova Presidentin Thaçi në shtëpinë time. Kërkoi të më informoj, si kryetarin e partisë më të madhe politike, për kërkesat por edhe paralajmërimet për masa, shumë serioze, ndaj Kosovës, të deklaruara nga delegacioni i lartë i SHBA-së.

Ia shpreha brengosjen time dhe të LDK-së për situatën në të cilën koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin. Kërkova nga Presidenti që të heq dorë nga orientimi i tij dhe diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu. Se LDK nuk do të pajtohet ne asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo qon në rihapje të shtetësisë. Poashtu, theksova se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që të gjej zgjidhje, në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, si aleatin tonë strategjik. Ia shpreha qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje, për të siguruar legjitimitetin.

Kam vërejtur se ka pasur spekulime si dhe akuza për këtë takim; disa budallenjë e kanë cilësuar edhe si tradhti. Të tillët janë injorantë e zjarrëvënës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *