Isa Mustafa mori detyrën e kryeministrit

204
Në orën 14:00 u bë dorëzim- pranim i detyrës së kryeministrit të Kosovës. Para ndërtesës së Qeverisë është mbajtur një ceremoni shtetërore. Për nder të pranim-dorëzimit, në oborrin e Qeverisë ishte rreshtuar Toga e Nderit e vendit.
Pas intonimit të himnit të Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i ri Isa Mustafa janë përkulur para Flamurit të shtetit dhe bënë rivistën e Togës.
Më pas kryeministri Isa Musfta dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi kanë hyrë në ndërtesën e Qeverisë.
Isa Mustafa nga ndërtesa e Kuvendit deri te ndërtesa e Qeverisë ka qenë i shoqëruar nga Teuta Sahatqija, Agim Veliu dhe Lutfi Hziri./LuginaLajm/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *