Inicohet bashkëpunim i ngusht në mes të OVL UÇPMB-së dhe PVD-së, rreth problemeve në Preshevë

Në tetë vjetorin e lagimit të lapidarit me emrat e ushtarëve të rënë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, priti në takim, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, Nazmi Hajredini, dhe përfaqësuesit e tjerë.

Sipas PVD-së, takimi i sotëm ishte tejet konstruktiv, ku u duskutuan problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Preshevës, dhe se një bashkëpunim në të ardhmen, në mes të OVL të UÇPMB-së dhe Partisë për Veprim Demokratik, do të jetë jetë i mundur dhe produktiv.

Më poshtë mundë të lexoni njoftimin e publikuar nga Dega e PVD-së në Preshevë:

Sot, pikërisht në përvjetorin e 8 të largimit të dhunshëm të lapidarit të dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Luginë të Preshevës, kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani priti kryetarin e OVL të UÇPMB-së, Nazmi Hajredinin dhe përfaqësuesit e saj.

Në këtë takim shumë konstruktiv, u diskutuan përveç tjerash edhe problematikat me të cilat përballen banorët e komunës së Preshevës.

Ishte zotim i përbashkët që për çështje që preokupojnë banorët e komunës së Preshevës në shumë sfera, bashkëpunimi me OVL të UÇPMB-së do të jetë i ngushtë.

LAVDI dhe respekt deri në përulësi dëshmorëve të rënë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *