Informacioni mbi arritjen e marrëveshjes për krijimin e koalicionit në Preshevë, i rremë!
Para pak orëve, disa media dhe faqe në facebook, raportuan se në orët e vona të së premtes, është arritur një koalicion në mes të subjeketeve opozitare në Preshevë, PDSH, PVD dhe LR.
Megjithate, LUGINALAJM, ka kontaktuar njerëz brenda dy subjeketeve politike të Preshevës, dhe që të dyja në kushte anonimetiti, kanë theksuar se, informacioni është i pavërtetë, dhe gjithçka që po paraqitet në ketë drejtim, është gënjeshtër.
“Jo, nuk është e vertetë që kemi arritur marrëveshje” – thotë shkurt burimi ynë brenda PDSH.
“Nuk e dij prej nga kjo ide sonte në këto orë të vona. Është një mashtrim, ndoshta është lojë e ndokujtë” – deklaron burimi ynë brenda partisë së Ardita Sinanit.
Portali LUGINALAJM, ditëve në vijim, lexuesit e saj do ti mbajë të informuar rreth arritjes së marrëveshjes për qeverisje të ardhshme në Preshevë./LUGINALAJM/