Incident në aeroplanin e linjës Prishtinë-Basel, 10 persona të lënduar

309

10 persona janë lënduar në një fluturim i linjës Prishtinë-Basel si pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani.

Vivienne Gaskell, zëdhënës nga EuroAirport në Basel ka konfirmuar për mediumin 20min.ch se pas uljes së një aeroplani nga Prishtina me 121 pasagjerë shkuan ekipet e emergjencave dhe morën 10 persona, disa prej tyre me lëndime të lehta, njofton Klan Kosova.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në një spital në Basel.

Gjatë fluturimit, rreth 20 deri 25 minuta para uljes aeroplani pati turbulenca.

Disa udhëtarë që kishin qenë në këtë aeroplan thanë për klankosova.tv se turbulencat e mëdha kanë bërë që edhe rripat e sigurimit të këputën.

Ata thanë se kishte edhe njerëz që u gjakosën në kokë.

Se sa i rëndë ishte incidenti ende është i paqartë. Gaskell nuk mund të japë asnjë informacion mbi shkaqet e trazirave të forta. Kjo tani duhet të qartësohet me linjën ajrore përgjegjëse, ALK Airlines.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe me aeroportin e Prishtinës, por ata nuk kanë qenë të qasshëm./KlanKosova/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *