Ikja e rradhës nga PD: Nagip Tashi, lamtumirë Partia Demokratike!

208

Njëri nga aktivistët që konsiderohej i palodhshëm në Partinë Demokratike, Nagip Taipi, sot edhe zyrtarisht i ka thënë „lamtumirë Partisë Demokratike“të Nagip Arifit bëhet e ditur nga postimi i tij në rrjetin social facebook.

Largimi i radhës nga Partia Demokrtaike e Nagip Arifit, lajmërohet përsëri nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook. Nagip Taipi, nga Tërnoci, ka shkruar, sot, në faqen e vet të rrjetit social facebook se në ditën në të cilën ka mbushur 43 vjetë i ka thënë lamtumirë Partisë Demokratike.

    “Sot, i mbusha 43 vjete jete, fale zotit.

     Sot, i thash lamtumire Partise Demokratike .

     Sot, jam zgjedhe perfaqesues i prinderve per klasen e djalit tim Shekit.

SQARIM..
Nga dita e sotme, nuk jam anetar i Partise Demokratike, edhe nuk do jem pjese e asnje subjekti edhe ne te ardhmen.

            (Edhe ju do cliroheni nga presioni im i vazhdueshem ndaj subjektit per gjerat qe une kam menduar se jane te gabueshme, por edhe une do te vazhdoje te jem i lire ne mendimet dhe veprimet e mia)

S’kam cka dorezoj, se librez nuk kam pas ….”

Nagip Tashi, një artist i lirë pranë Partisë Demokratike, i njohur edhe me krijimin e NEW BORN“, dhe „Shtëpisë së  pavarësisë“ e krijuar për nderë të 28 nëntorit të vitit 2012, prej bore.

Ky është largimi i dytë më me peshë, brenda 5 ditëve nga partia e kryetarit aktual të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit.

Ditë më parë, profesori i njohur nga Tërnoci, Lemi Goga, selisë së PD-së në Bujanoc, ia ktheu librezën e antarsisë, përshkakë të padrejtësive që po bëhen brenda PD-së, ndërsa,, shumë më heret, këto padrejtësi brenda subjektit të themeluar i kishte nuhatur sekretari i saj Ismail pajaziti, i cili kaloi në PVD./LuginaLajm/

Nagip Tashi




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *