I treti me rradhë; Naim Salihu u.d. i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc!

184

397542_4743362055596_1590476835_nU.d. drejtori i ri i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, është Naim Salihu, arsimtar i gjuhës serbe.
Pas mosdhënies së pëlqimit për postin e drejtorit Selami Jakupit, nga ministri i arsimit Sërgjan Verbiq, këshilli i shkollës, më 15 maj ka mbajur mbledhjen e rradhës, me qëllim të emërimit të u.d. drejtorit të ri, e që rezultoi të jetë Naim Salihu, arsimtari i gjuhës serbe.
Që sot, LuginaLajm, ka mësuar se u.d. drejtori Naim Salihu ka marrë “timonin” për drejtimin e shkollës Muharrem Kadriu.
Megjithate, Naim Salihu, është drejtori i tretë me rradhë, për tre vjetët e fundit, rrespketivisht nga ardhja në qeverisje të Partisë Demokratike së Nagip Arifit. Fillimisht, për u.d. drejtor ishte emëruar Bajram Salihu, e më pas Selami Jakupi, të cilit ministria po e refuzon t’i jap pëlqimin, e ndërsa tash i treti, por nuk i dihet a është i fundit për këtë mandat, Naim Salihu, arsimtar i gjuhës serbe./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon