I jepet lamtumira e fundit, Dr.Sherife Hasanit nga Tërnoci (FOTO)
Në varrezat e Strukarëve në Tërnoc, qindra qytetarë nga Lugina e Preshevës dhe më gjerë, sot i dhanë lamtumirën e fundit, doktoreshës së shquar nga Tërnoci, Sherife Hasani.
E ndjera ndrroi jetë, gjatë ditës së djeshme (e hënë) pas një komplikimi shëndetësor, që rezultoi fatal për të.
Ndërkaq, me fillim prej orës 10:00h, në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, u zhvillua një mbledhje komemorative, ku u kujtua jeta dhe puna e palodhshme e Dr.Sherifes, e cila, u vlerësua si një sinonim i rezistencës ndaj sëmundjes dhe një luaneshë që kurrë nuk u dorëzua, përkundër sidave me të cilat u ballafaqua.
Sherife Hasani, ishte specialiste e oftamologjisë. Për një kohë të gjatë ka punuar në Shëtpinë e Shëndetit në Bujanoc, fillimisht në urgjencë, e më pas si specialist e syve. Fakultetin e Mjekësisë e ka përfunduar në Beograd, ku edhe ka specializuar. E ndjera, ndrroi jetë, ende pa i mbushur të 50’tat./LUGINALAJM/