I biri i Qerim Çoçajt fton familjarët e shoferit në varrimin e babait: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

959

Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan, mbeti i vdekur në vend nga aksidenti që ndodhi dje në qendër të qytetit të Gjilanit. Djali i të ndjerit, Leutrimi ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që ta ndajnë dhimbjen bashkë, shkruan Gazeta Metro.


Gjilani u trondit nga aksidenti që ndodhi dje pasdite në qendër të këtij qyteti. Një aksident trafiku, i cili po dyshohet se ndodhi, si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.

Për këtë rast është deklaruar edhe babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin.

Sokol Avdija, mbrëmë ka shprehur keqardhje për rastin. Ai ka thënë se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur, e jo shkaktari.

Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të ndjerit.

Po ashtu ai tha se e gjithë aksidenti ka qenë pa dashje dhe se djali i tij kishte dalur për të punuar për të fituar bukën dhe asgjë më shumë.

“Kam dhimbje më shumë për ta se me pas qenë djali im në vend tyre. Ma  shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre. por çka me bë po më dhimben në shpirt. Ka pas taksirat, fatkeqësi nuk e ka bë me qëllim për një kafshatë bukë ka dalë.  Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre fjalëve të Avdiajt ka reaguar edhe djali i furrëtarit që humbi jetën, Leutrim Qoçaj.

Ai ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

“Unë jom biri it ë ndjerit. Axh as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë…Fatkeqësisht baba im qëlloi aty…familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame…ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj në një prej postimeve në Facebook./GazetaMetro/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *