Humbësi i zgjedhjeve për KKSH, Arbër Pajaziti, pa asnjë arsye thumbon votuesit e PVD-së (FOTO)

991

Kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga rradhët e APN-së, Arbër Pajaziti, aspak nuk e ka mirëpritur krijimin e koalicionit qeverisës për KKSH nga PVD-PDSH.

Ish shefi i kabinetit të Nagip Arifi, Arbër Pajaziti, nëpërmjet një postimi në facebook, jo që ka thumbuar vetëm PVD dhe PDSH-në, për krijimin e shumicës së re në KKSH, por ai shkon aq largë sa që fajëson popullatën që po i voton këto dy parti, veçmas ate të PVD-së.

Përkundër që i humbi zgjedhjet për KKSH, Pajaziti ndër të tjera shkruan se:

Nëse do të arrini ta mashtroni popullin edhe për herën e tretë, më nuk keni faj ju, faj kanë ata!”

Ky shkrim thumbues ndaj elektoratit të PVD-së, nuk është i pari i Arbër Pajazitit. Ai edhe më herët pati shkruar shkrime të ngjajshme.

Megjithate, Arbër Pajaziti përderisa ishte pjesë e Partisë Demokratike, kishte bashkëqeverisur me të gjitha partitë serbe në mandatin 2012-2016, duke i lënë në opozitë të gjitha partitë shqiptare, nga ku më pas i’u kishte bashkangjitur LPD e Jonuz Musliut.

Me të humbur zgjedhjet Partia Demokratike më 24 prill, 2016-të, Pajaziti braktisi këtë parti të cilën e kishte themeluar me ish kryetarin Nagip Arifi. Ai në dhjetor të 2016-tes, formoi degën e Alternativës për Ndeyshim të Shqiprim Arifit në Bujanoc.

Ja shkrimi i plot i Arbër Pajazitit:

Para zgjedhjeve- “për shqiptarët”
Pas zgjedhjeve – me Stojançën dhe SPS
Para zgjedhjeve – bashkë
Pas zgjedhjeve – me “zahvallnicën”

Nëse do të arrini ta mashtroni popullin edhe për herën e tretë, më nuk keni faj ju, faj kanë ata!

/Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *