Një delegacion nga Bujanoci po viziton Tiranën – zhvillon takime tejet të rëndësishme me institucionet ekonomike atje

Kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit, Enver Ramdani në shoqërimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, po qëndrojnë për një vizitë disa ditore në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Ky delegacioni nga Bujanoci, sot ka zhvilluar disa takime tejet të rëndësishme. Fillimisht, ata kanë takuar kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka dhe Aleksandër Çipa – themelues i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Sipas Ramadanit, në ketë takim është biseduar për mundësitë e investimeve konkrete nga FEM në hapjen, jo vetëm të vendeve të punës, po edhe të perspektivës ekonomike në Luginën e Preshevës.

Më pas, delegacioni nga Bujanoci, është takuar edhe me kryetarin e Dhomës Britanike të Tregtisë në Tiranë, Zenel Hoxha.

Pas takimit, kryekuvendari i Bujanocit, Enver ramadani, nëpërmjet një postimi në facebook, ka vlerësuar se, “ky takim, ka qenë tejet konstruktiv mbi  mundësinë e vendosjes së komunikimit për të avokuar dhe mbështetur çështjen e Luginës së Preshevës në dy dimensione: Bizneset dhe diplomacisë ekonomike. Ndërlidhja dhe ndërveprimi i biznesit dhe ekonomisë i jep shtytje zhvillimit e mundësive të reja ekonomike dhe punësimit e vendeve të reja të punës” – ka shkuar Ramadani.

Sipas tij, Ndërlidhja dhe ndërveprimi i biznesit dhe ekonomisë i jep shtytje zhvillimit e mundësive të reja ekonomike dhe punësimit e vendeve të reja të punës./LUGINALAJM/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *