Hoxhaj me shtatë zotime për Luginën e Preshevës: Krijimin e Fondit prej pesë milionë eurove dhe dokumentacione të Kosovës (VIDEO)
I nominuari për kryeministër të Kosovës, nga rradhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një konference për media, sot, mes tjerash ka publikuar shtatë zotimet e Partisë Demokratike të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Hoxhaj, fillimisht ka deklaruar se, çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë, do të duhej të trajtojë si temë kyçe edhe çështjen e Luginës së Preshevës.
Për më shumë, kandidati për kryeministër ka premtuar se qeverisja e udhëhequr nga PDK, do të krijojë fondin e përhershëm prej pesë milionë eurove për kthimin e vullnetshëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në trojet e veta dhe ndihmë arsimit dhe kultures shqipe në Luginë.
Hoxhaj, ka bërë të ditur se, lista e Partisë Demokratike të Kosovës, do të ketë edhe dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës, që do të jenë zëri i fuqishëm i shqiptarëve të Preshevës, në Kuvendin e Kosovës.
Ja cilat janë shtatë zotimet e PDK-së për Luginën e Preshevës:
1. Dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës në listën për deputetë,
2. Ligji për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës,
3. Themelimi i Agjencisë Shtetërore për Luginën e Preshevës,
4. Pajisja me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës,
5. Rritja e kuotave dhe krijimi i kuatova të reja për studentët nga Lugina
6. Hapja e katër pikave të reja kufitare me Luginën e Preshevës,
7. Krijimi i Fondit të përhershëm prej 5 milionë eurosh për riatdhesimin e shqiptarëve të Luginës.
Më poshtë, mundë të ndjekni të plotë konferencën e kandidatit për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj: