Hoxha Ulvi Fejzullahu i’u dërgon letër të hapur drejtorëve të shkollave shqipe në Luginë; “T’i dhurojmë fëmijëve tanë dijen, shkencën, besimin dhe moralin”

1437

Imami i Xhamisë së qytetit në Bujanoc, Ulvi Fejzullahu, i’u ka dërguar letër të hapur drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme shqipe në Luginë të Preshevës, ku ka kërkuar :”që të punojmë së bashku dhe të ndihmohemi me njëri tjetrin që t’i dhurojmë fëmijve tanë:dijen, shkencën, besimin, dhe moralin.

Gjithashtu imami Fejzullahu gjatë kësaj letre të hapur, ka vlerësuar lartë edhe hapjen e kabinetit për mësimin fetar në shkollën e mesme “Sezai Surroi në Bujanoc, si nevojë për nxënësit, me që besimi është teori dhe praktikë.

Ja letra e plotë e hoxhës Ulvi Fejzullahu drejtuar drejtorëve të shkollave shqipe në Luginë të Preshevës:

Letër drejtorëve
të shkollave fillore dhe 
të mesme në Luginë të Preshevës!

Të nderuar drejtorë!
Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, lehtësoj hapjen e kabinetit për mësimin fetarë. Kjo nevojë për nxënësit, nga se besimi është teori dhe praktikë.

Përgjegjës të rrespektuar!

Shikone mundësinë, për ta veçuar një haspirë për nxënësit që mësojnë lëndën fetare, kjo, lehtësim edhe për profesorët. 
Të punojmë së bashku dhe të ndihmohemi me njëri tjetrin që t’i dhurojmë fëmijve tanë:

– dijen, shkencën; 
– besimin; dhe 
– moralin.

Qofshi faqebardhe dhe të nderuar.

Po e përmbylli me fjalët profetike: 
“Falënderove njerëzit, ke falënderuar Zotin!”

Ulvi Fejzullahu
Imami I Xhamisë së qytetit, Bujanoc.


 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *