Hoti priti përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, thekson masat që do të ndërmarrë Zyra

173

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës janë pritur në takim nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti.

Në këtë takim, siç thuhet nga Zyra e kryeministrit, u bisedua rreth situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend.

Veç kësaj Hoti me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ka biseduar edhe për sfidat në luftën kundër COVID-19 dhe si gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Në këtë takim, Hoti theksoi se Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e cila do të angazhohet të ndërmarrë masat e nevojshme që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve që jetojnë në atë anë, me theks të veçantë në fushën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë.

“Zyra do trajtojë edhe çështjet të tjera që nuk janë listuar në këtë vendim, por që dalin si kërkesa dhe nevoja eventuale nga qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës”, tha kryeministri Hoti.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e kanë falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, dhe veçanërisht për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, duke shtuar se intensifikimi i bashkëpunimit është në dobi të dyanshme./Koha.net/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *