Hoti prezanton ekipin e ministrave nga LDK; Selmanaj zëvendëskryeministër, Abdixhiku nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re

453

Një ditë para seancës ku pritet votimi i Qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike emrat e ministrave të ardhshëm.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se kanë bërë përgatitjet për seancën e nesërme. Ndërsa, i mandatuari Avduallah Hoti ka treguar se kush do të jetë në kabinetin e tij qeveritar, transmeton Telegrafi.

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër

Hykemte Bajrami – Ministrinë e Financave

Anton Quni – Ministrinë e Mbrojtjes

Vlora Dumoshi – Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Agim Veliu- Ministrinë e Punëve të Brendshme

Arban Abrashi- Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit

Armend Zemaj- Ministrinë e Shëndetësisë

Besian Mustafa – Ministrinë e Bujqësisë  /Telegrafi/ 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *