Historike: Dy nxënësit shqiptarë nga Bujanoci nxënë vendin e parë në garat e simulimit ekonomik në Serbi (FOTO&VIDEO)

1031

Në garat republikane për simulim ekonomik “Titan”, ku kanë marrë pjesë qindra shkolla të mesme në Serbi, dy nxënësit shqiptarë nga shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoci, kanë nxënë vendin e parë.

Dy nxënësit e drejtimit administrator financiar të vitit të III-të, Dren Hida dhe Fatjon Leka, nën mentorimin e profesorit, Izeir Islami, kanë arritur që t’a shkruajnë historinë më të sukseseshme të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku në një konkurencë prej 100 shkollave të mesme të Serbisë, ata shpallen fituesit e kësaj gare ekonomike.

Gjatë ditës së sotme, edhe solemnisht fituesve të garës “Titan” Dren Hida dhe Fatjon Leka,  në qytetin e Novi Sadit nga ana e ndëhmësministres së ekonomisë në ambientet e rektoratit të Universitit të Novi Sadit, i’u ndanë çmimet-diplomat fituese.

“Titan”, është garë ekonomike për simulim të tregut, që organizon “Junior Achivmnent” (e akredituar nga Ministria e arsimit), ku nxënësit e shkollave të mesme, garojnë në mënyrën “online”, duke dhënë vendimet mbi bazat e parametrave dhe situatës së tregut./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *