Historike: Bujanoci për herë të parë me komandant të policisë shqiptar!

152

1476_903171103124239_7640176176874209785_nRiorganizimi i policisë në Serbi, ka filluar të jap efektet e para të ndryshimit. Që nga sot ( 1 janar), Stacioni i Policisë së Bujanocit, ka komandatin e ri të policisë. Ai është Ekrem Krasniqi, shqiptari i parë në historine e Bujanocit ushtron një funksion të tillë.

Me vendim të ministrit të policisë serbe, Nebojsha Stefanoviq, për komandat të policisë së Bujanocit, është emëruar Ekrem Krasniqi nga Bujanoci. Krasniqi, ka ardhur në pozitën e komandatit të policisë së Bujanocit, si rezultat i riorganizimit të policisë në nivel shtetëror, ku shumë pjestarëve të policisë poi u ndryshohet vendi i punës, respektivisht po mbesin pa punë, me që po shpallen tepricë teknologjike.

Ky riorganizim i policisë serbe, vie si rezultat i hapave të integrimit të Serbisë, në Bashkim Europian.

Komandati i ri i policisë në Bujanoc, Ekrem Krasniqi, ka filluar punën si polic i thjeshtë në projektin e policisë multietnike më 2002. Më pas, Krasniqi ka vazhduar si polic i trafikut rrugor, ku më është emëruar shef i policisë rrugore në Bujanoc. Krasniqi, karrierën e ka vazhduar në Drejtorinë e Policisë në Vranjë si vlerësues I kandidatëve për patent shofer. Së fundmi, ai është emëruar komandant i policisë në Bujanoc.

Ekrem Krasniqi, është 39 vjeç, i martuar dhe ka tre fëmijë dhe jeton në qytetin e Bujanocit./Lugina-Lajm/

10711050_595555103900847_6626684896183634802_n




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *