Historia interesante e futbollistit tërnocas Bashkim Ajdini që po luan në Gjermani

231

Futbollisti Bashkim Ajdini ka një histori interesante. Ai është me prejardhje nga Ternoci, kurse ka lindur më 10.12.1992 në Halmstad të Suedisë.

Futbollisti në fjalë për dhjetë vite e ka bartur mbiemrin Renneke, pasi ka jetuar në Gjermani pa familje dhe mbiemri ishte përshak të trajnerit të Bashkimit, i cili e ka sjellë në Gjermani nga Ternoci dhe e kishte mbikëqyrur për disa vite.

“Tash jam tepër i gëzuar dhe krenarë që të barti në fanellë mbiemrin tim të vërtetë”, ka thënë ai.

Ajdini është futbollist profesionist në Ligën e Tretë të Gjermanisë dhe bartë fanellën me numër 7 në klubin e VFL-Osnabruck, i cili është në pozitën e parë dhe ka të gjitha shanset për tu ngritur në Bundesliga 2. Bashkimi është një lojtar që mund t’i luaj disa pozicione të ndryshme, por i preferuari është mesfushor i krahut./epokeere/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *