Historia e kosovares që u përdhunua nga ushtarët serbë (VIDEO Rrëfim)

277

Jeton me një sekret brenda vetes. E kjo grua, është kjo njëra nga shumë gratë heroina të këtij vendi.

Çdo ditë, ajo kujton ditën kur ishte dhunuar nga ushtria serbe.

Ditën që ajo e quan të kobshme, tregon se ishte duke përgatitur bukë për pesë fëmijët e saj.

Për zonjën 54 vjeçe pensioni të cilin do e marrin nga Qeveria e Kosovës, është i vogël. E gjithashtu, ajo bashkë me shumë gra të tjera vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Duke falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj, për pranimin e realitetit të dhunës seksuale të viktimave gjatë kohës së luftës,  ajo tregon edhe për aplikimin për pension.

Kosova këto gra i njeh si heroina. I tillë është edhe një park në kryeqytet.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka treguar që tetë deri në dhjetë gra në javë kryejnë aplikimin për pension.

Sipas kësaj qendre deri më tani kanë aplikuar 130 persona./nkohe/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *