“Hiking Bujanovci”organizon ecje për në Malësinë e Bujanocit
“Hiking Bujanovci” të dielën më 31 Tetor, organizon ecjen për në Malësinë e Bujanocit.
Nisja bëhet nga Bujanoci, në ora 07:30 ku si herave të kaluara do të vetëorganizohemi me makina private,ecja do jetë për nga vështirësia MESATARE,do të kemi ecje rreth 15KM në të dyja drejtimet ( 7,5KM një drejtim).
Merrni veshje adekuate që janë për stinën e Vjeshtës, do të kemi një mot me Diellë.
Merrni ushqim,ujë dhe fruta.
Krejt çka ju mbetet të interesuarëve është të regjistrohen,ku afati i fundit është dita e Shtunë ora 15:00.
Për regjistrimin paraqituni në inbox, faqes: https://www.facebook.com/HikingBujanovci
Hiking Bujanovci nuk merr përgjegjësi për ndonjë lëndim të ndonjë bjeshkatari.