Haziri: Unë nuk i besoj Qeverisë së re, Qeverisë të cilës i kam besuar nuk arriti me e përballu mandatin

359

Sot është mbajtur Kuvendi Komunal i Gjilanit, kjo ishte seanca e parë pas lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, sot para asambleistëve dha raportin e tij të punës për vitin 2019.

Kryetari Haziri, është akuzuar se ai nuk po merret më me Gjilanin, se tani më vetëm me degën kryesore të LDK-së në Prishtinë, Haziri sot gjatë seancës së Kuvendit ka folur edhe rreth krijimit të Qeveris së re.

Haziri, i cili është njeri nga oponentet e rendesishem ne LDK, ka deklaruar se nuk beson në Qeverine e re, ai i ka besuar Qeverisjes së koalicionit LVV-LDK, por i cili koalicion zgjati vetëm 49 ditë.

Këto komente Haziri i ka bërë në kontekst të fjalimit të tij, gjatë ditës së sotme, në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila është përshkuar me akuza e kundërakuza mes pozitës e opozitës në këtë komunë, përkitazi me projektet infrastrukturore në Gjilan, të cilat kanë filluar të implementohen.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *