Haziri: Do të fitoj në balotazh
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në garë të ngushtë me kandidatin e Vetëvendosjes, Alban Hyseni.
Ndonëse gara është e ngushtë, megjithëkëtë, Haziri nuk e bënë që ta mendoj ndryshe se në fund të gjithë procesit të dalë fitues edhe për një mandat qeverisës në Gjilan.
Pavarësisht rezultatit Haziri thotë se zgjedhjet e 14 shkurtit dhe zgjedhjet lokale tregojnë jo vetëm një ngritje por edhe një rikthim të LDK-së.
“Krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit dhe zgjedhjet lokale vitit 2017, është jo vetëm një ngritje por edhe një rikthim i madh LDK-së në Gjilan dhe Anamoravë, rritje besimit qytetarë, duke u konfirmuar përfundimisht si partia e parë. Sa i përket balotazhit për mua, kjo tashmë është e rregullt në Gjilan edhe në kohën kur kam qenë në rival me PDK-në dhe tash me VV-në, pasi po shihet që skena politike është e tillë”, tha Haziri për KosovaPress.
Haziri shprehet se dalja e vogël e qytetarëve me 17 tetor u shkaktua nga sondazhet dhe vlerësimet publik të cilat ndihmuan krijimin e një ambienti tjetër të mobilizimit përçka ndodhi edhe balotazhi.
”Dalja më e vogël e qytetarëve më 17 tetor u shkaktua nga sondazhet dhe vlerësimet publike, të cilat ndihmuan krijimin e një ambienti tjetër të mobilizimit dhe ndodhi balotazhi i papritur. Sigurisht po, besimi i madh qytetarë më bën të sigurt fitues për realizimin e programeve zhvillimore për Gjilanit”, u shpreh Haziri për KosovaPress.
Nga rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), del që Lutfi Haziri mori besimin e 17 mijë e 777 qytetarëve, pra 43.88 %. Diferencë e vogël. Alban Hyseni mori besimin e 18 mijë e 29 qytetarëve gjilanas.