Haxhi Krasniqi kampion i Evropës, mposht rusin Kashtanov

283

Haxhi Krasniqi sonte i është kthyer skenës së madhe të boksit, me një ndeshje shumë të rëndësishme të zhvilluar në Gjermani.

Krasniqi, që njihet edhe si Robin Krasniqi, sot është shpallur kampion i Evropës në kategorinë super të mesme, duke e mposhtur me pikë boksierin rus, Stanislav Kashtanov, transmeton Koha.net.

Titulli i Unionit Evropian të Boksit (EBU) ishte vakant, dhe tani është në duart e boksierit nga Juniku.

Kjo ishte fitorja e tij e 48-të, përderisa ka pesë humbje në karrierë. Me këtë meç të fituar shpreson që të arrijë që të luftojë për titull të botës, një mundësi që e ka pasur edhe më parë por pa sukses.

Në mbrëmjen e sotme në Bad Toelz ka boksuar edhe Shpëtim Shala, që e ka mposhtur Gabor Detrenin, të cilin e nokautoi në raundin e dytë./Koha.net/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *