Haradinaj e thotë prapë: Liberalizmi na vjen për Krishtlindje

76

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj është shperhur përsëri shumë optimist për liberalizmin e vizave, duke thënë se do të ndodhë në fund të vitit, shkruan Gazeta Metro.

Ai tha se Kosova i ka kryer detyrat e saja, dhe se është premtim i BE-së, që ky lajm të vijë për Krishtlindje.

“Qeveria ime ka pasur shumë procese të rëndësishme. Para 1 viti Parlamenti i BE ka dhënë disa kushte që Kosova nga ana e saj i ka kryer me kohë. Holanda dhe Franca kanë skepticizëm. Pra lajmi i mirë është opsion i mirë që liberalizimi i vizave të ndodh për Krishtlindje”, tha ai. 

E për dialog, Haradinaj tha se procesi është larguar nga dora e presidentit.

“Nuk ja kam lënë në dorë dialogun Presidentit por ja kam heq nga dora. E kemi heq nga dialogu me dyer të mbyllura me rreziqe për ndarje të Kosovës. Pra e kemi kthyer në një dialog.

Ai që zgjidhet në qeveri duhet të ruajë marrëdhëniet mes palëve dhe të gjejë koncensus në parlament, sepse jemi shtet parlamentar. Në tetor mbahet tash Serbia thotë hiqe taksën. Askush nuk na pyet si erdhi taksa, pra BE-ja le t’i thotë që votoje Kosovën në Interpool atëherë vijnë flasin me neve”, tha ai.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka folur edhe për të drejtat e komunitetit LGBT. Ai ka thënë se për çdo komunitet përfshirë edhe LGBT, ka respekt.

“Unë mendoj se çdo individ duhet t’i gëzojë të drejtat e veta. Pra nuk duhet që tjerët t’i gjykojnë ata se çfarë te zgjedhin. Ju e dini se ne jemi parti e qendrës dhe jemi pro familjes por jo kundër këtyre komuniteteve. Pra i respektoj”, ka thënë Haradinaj. 

Këto komente Haradinaj i bëri në debatin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol./gazetametro.net




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *