Hapet fabrika “Teklas” në Vranjë me 250 punëtorë dhe me pagë mesatare rreth 60 mijë dinarë

Në mesin e muajit dhjetor, kompania turke “Teklas” ka hapur fabrikën e saj në Vranjë, në hapësirat që dikur ka shfytëzuar kompania “Geox” nga Italia.

Siç kanë konfirmuar për përditshmen “Danas”, punonjësit e kompanisë turke në Vranjë, kanë deklaruar që “puna bëhet me një turn, dhe kushtet e punës janë sipas të gjitha standardeve të kompanisë që prodhon zorra për industrinë e automobilave”.

Në fabrikën e Vranjës “Teklasa”, ku po bëhet instalimi i kabllove, aktualisht janë të punësuar 250 punëtorë nga Vranja, shumica e të cilëve janë trajnuar në fabrikën në Vlladiçin Han, ku janë të punësuar 1200 punëtorë.

Paga mesatare e punëtorëve në reportin e fabrikës “Teklasa” në Vranjë është rreth 60 mijë dinarë, që do të thotë se aktualisht të punësuarit “shprehin kënaqësinë në punë”, shkruan “Danas”./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.