“Haos” në seancën e fundit të kuvendit komunal në Bujanoc!

271

12459840_10153825738849634_488088878_nPas largimit të dy këshilltarëve komunal nga rradhët e Partisë Demokratike, seanca e sotme e kuvendit komunal u karakterizua me shumë debate.

Si pikënisje e tërë ballafaqimeve dhe moskënaqësive, ishte buxheti i parapar për vitin 2016-të, shkak që edhe dy deputetët tashmë të larguar ishin të paknaqur me trejtimin e vendbanimeve të tyre, Shpend Xhelili për fshatin Breznicë dhe Veli Idrizi për lagjen Strukar të fshatit Tërnoc.

I filluar në mes të grupit të PD-së, debati mbi buxhetin e ardhshëm u zhvendos në mes të pozitës dhe opozitës.

Kështu që, pas paraqitjes së buxhetit nga ana e kryeshifit të financave, njëherit ndihmësit të kryetarit, Boban Pavlloviq, deputetët opiztarë, shfaqën kundërshtime të forta që ky buxhet as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve të Bujanocit.

Ragmi Mustafa – PVD, theksoi së buxheti i paraqitur nuk përkon me interesat e qytetarëve të komunës së Bujanocit, dhe si i tillë, Bujanoci edhe më tutje vazhdon të mbetet në mesin e komunave më të pa zhvilluara në Serbi.

“Shpeshherë nga pushtetarët e Bujanocit, është thënë se rreth-rrotullimi i cili ka kushtuar mbi 700 mijë euro, do t’a përmirësoj zhvillimin ekonomik të Bujanoci, gjë e cila aspak nuk ka lidhje me zhvillimin ekonomik” – tha Mustafa.

Deputeti tjetër nga PVD, Rafet Xhelili, deklaroi që për fshatrat serbe janë paraparë 70 milionë dinarë vetëm nga mjetet e qeverisë.

Gafurr Fazliu, këshilltar nga PVD, shtroi disa dilema rreth punës së pushtetit lokal të Bujanocit.

  1. Kush i bënë parallogaritë e rrugëve që duhet asfalltuar?
  2. A keni ndonjë organ i cili e ka mbikqyr projektin në fshatin Samolicë?
  3. A do të duhej që projekti t’i dorëzohej edhe Bashkësisë Lokale në Samolicë?
  4. Pse të ndërtohet trafostacioni në zonën industriale, a kishit mundur që këto mjete ti bartni për shpuarjen e pusave të ujit në Samolicë?! – të gjitha këto çështje i shtroi këshilltari nga fshati Samolicë, Gafurr Fazliu.

Enver Ramadani – PVD, buxhetin për vitin e ardhëm e konsideroi si jo prosperues dhe sit ë tillë, ai nuk mund të i shërbejë, as të rinjëve, as bujqëve, e as blegtorëve të komunës së Bujanocit.

“Ky buxhet, nuk është prosperues dhe nuk i shërben qytetarëve të varfur të kësaj komune. Si gjitheherë, ju e keni një buxhet programor ku së tepërmi i kushtoni rëndësi asfaltimit të rrugëve, të cilave nuk ia dini gjatësinë” – tha Ramadani.

Gjithashtu, debat pati edhe në mes të partnerëve të koalicionit, LPD-PD, gjë që pasoi edhe më një pushim të detyruar. Më pas, buxheti u votua me 26, “I ndihmuar” edhe tashmë nga dy deputetët e larguar ,Shpend Xhelili dhe Veli Idrizi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *