Halimi uron kryeministrin Mustafa!

207

Me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafanë postin e kreut të Qeverisë së Kosovës, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës për krijimin e institucioneveë në bazë të marrëveshjes së LDK-së dhe PDK-së.

I nderuari z. Mustafa,
Pranoni urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes së Juaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Uroj që nën udhëheqjen e Juaj qeveria e re e krijuar në bazë të marrëveshjes së LDK-së dhe PDK-së për krijimin e institucioneve udhëheqëse të Republikës së Kosovës të siguroj qeverisje stabile, zhvillim ekonomik dhe përshpejtim të proceseve integruese evropjane, që është interes jetësorë i të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe i të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, e posaçërisht i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Duke Ju uruar sukses të plotë në angazhimet vijuese shumë të rëndësishme, pranoni përshëndetjet e mija të përzemërta.

Kryetari i PVD – së

Riza HALIMI




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *