Halil Kastrati, Njeriu i Vitit

418

Dikur vetëm i ushqente nevojtarët, sot Halil Kastrati me shoqatën e tij i bënë edhe me kulm mbi kokë.

Kur jeta të mbështet për muri… Kur shpresa shuhet… Kur më së shumti kemi nevojë për njëri tjetrin.

365 ditë plotë sfida, lot, por edhe ëndrra të bëra realitet falë Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.

E mira nuk harrohet e as ata që na duan në të vërtetë. Kjo vërehet nga fjalët falënderuese të familjes 10 anëtarëshe Muhaxheri nga fshati Lladroviq në Komunën e Malishevës, e cila u ndihmua nga Halil Kastrati dhe shoqata që drejton “Jetimat e Ballkanit”.

Çdo ditë e Halil Kastratit nuk është e njëjtë, por ka një qëllim, t’i ndihmojë ata që kanë nevojë.

Një dite të Halil Kastratit iu bashkua edhe ekipi i emisionit “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini.

Emocione pafund, lot dhimbje për nevojtarët e gëzimi për iniciativën e Halil Kastratit dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Rrugëtim për në fshatin Drenoc të Komunës së Prishtinës, nuk ishte i zakonshëm. Gjersa po prisnim të bëhemi bashkë për vizitë në familjen e zonjës Advije Imeri, Halilin e takonin banorë të ndryshëm.

Zonja Advije, një nënë që kujdeset për katër fëmijët e saj, pa burrin i cili i ka vdekur, rrëfen për gjendjen që kanë.

Advija tregon për gjendjen e saj. Halil Kastrati me thjeshtësinë e tij ndau lajmin e mirë, por të papritur për familjen Imeri. Kësaj familje i është blerë banesë.

Kjo familje është një nga mbi 400 të tilla që kanë përjetuar gëzimin më të madh gjatë gjithë jetës së tyre.

Por kush është heroi i shumë shqiptarëve, Halil Kastrati?

Në 10 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit|, ai kujtoi rrugëtimin që nisi për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. /Radio Dukagjini/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *