Hajnat nuk kursejnë as Stacionin Policor të Bujanocit; vjedhin “auton” nga parkingu!

186

Nga parkingu i stacionit policor të Bujanocit, ëshë vjedhur automjeti, me të cilën ishin kapur në tentim trafikimi me qenie njerëzore, ka deklaruar, Slagjan Veliçkoviq, kryeshef i stacionit policor në Vranjë, shkruan OK radio.
Për më tepër, Veliçkoviq, nuk ka dashur të zbuloj më shumë detaje rreth këtij rasti.
Siç bëhet e ditur, automjeti i tipit Opel Kadet, me targa të falsifikuara me iniciale VR, është vjedhur të martën e kaluar ,dhe ate gjatë vëzhgimit kamerave të sigurisë dhe rojeve policore në stacionin policor të Bujanocit, njofton LuginaLajm.
Vetura nuk ka qenë e parkuar në parkingun që gjendet në rrethin e stacionit policor, e cila ka qenë nën administrim e stacionit policor të Bujanocit, ku në masë të madhe është shfrytëzuar për parkimin e automjeteve të konfiskuara.
Megjithate vetura e vjedhur disa ditë ka qenë e parkur në parkingun e stacionit policor./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *