Grenell arrin në Prishtinë: E nisë vizitën me darkë pune me presidentin Thaçi

78

Richard Grenell, i dërguari special për dialogun Kosovë- Serbi nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka arritur në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Grenell do ta fillon vizitën e tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin do ta zhvillojë një darkë pune në ora 19:30h.

Grenell e Thaçi do të takohen në restorantin “Renaissance” në Prishtinë. 

I dërguar i Trumpit gjatë ditës së nesërme do të ketë vizita të rëndësishme me liderët kosovarë, ku do të diskuton me ta për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë.

Po ashtu Grenell gjatë të premtes do të qëndron në Beograd, ku do të takohet atje me liderët serbë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi./gazetametro.net




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *