Grafite “vrit shqiptarët” në Zrenjanin, reagon kryetari Ragmi Mustafa: “Grafitet, produkt i sistemit aktual në Serbi”

386
Pas publikimit të disa grafiteve në Zrenjanin të Serbisë, ku shkruhet “vrit shqiptarët”, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i cili këto grafite i ka cilësuar si “tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.”

Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar se: “Grafitet janë produkt i sitemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofobe kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe personalitetet me ndikim public në Serbi.”

Ja reagimi i plot i kryetarit Ragmi Mustafa:

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.

Grafitet e fundit në Zrenjanin, “vrit shqiptarët”, janë vetëm tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.

Është reduktim të trajtohen këto grafite si shprehje individuale e urrejtjes. Ato janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe personalitetet me ndikim publik në Serbi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar fton organet përgjegjëse që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes dhe kërkon nga pushtetarët në Serbi që të marrin sa më parë vendime politike që e luftojnë dhe parandalojnë përhapjen e frymës fashiste në shoqëri.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *