Godet Kamberi: Pushteti i Bujanocit, i “zullumit dhe zullumqarëve!”

169

downloadNëpërmjet rrjetit social facebook, ish kryetari i komunës, njëherit, deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka akuzuar pushtetin lokal të Bujanocit, për nxitjet e proceseve gjyqësore në të cilën ishin punësuar shqiptarët e Bujanocit 2008-2012. Për më tepër, deputeti Kamberi, pushtetin e Bujanocit e ka quajtur :”pushtet i zullumit dhe zullumqarëve”.
Kamberi, ka shkruar që sot gjatë ditës në cilësinë e dëshmitarit ka marrë pjesë në gjykimin që po zhvillohet ndaj dr.Burhan Halilit-ish drejtor i shtëpisë së shëndetit në Bujanoc me akuzën e keqëpërdorimit të buxhetit të këtij institucioni shëndetësor, për periudhën në të cilën ka qenë drejtor; mars 2011 – qershor 2012-të.
Deputeti Kamberi, ka sqaruar se me ato mjete janë paguar punëtorët shqiptarë të punësuar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
bujanovac-1Kamberi,gjithashtu ka ironizuar ndjekjes penale të bërë nga shqiptarët dhe për shqiptarët, të involvuar avokatin serb, Rade Ristiq.
Për më shumë lexojeni të plotë, shkrimin e fundit të deputetit popullor Shaip Kamberi:

Zullumi dhe zullmqarët

Sot, pata “kënaqësinë” (e servuar nga pushteti i Bujanocit) të jem dëshmitarë në një gjykim, për mua krejtësisht politik, të cilin prokuroria e Vranjës e ka nisur kundër dr, Burhan Halilit, për kohën sa ishte drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, me akuzë se ka “keqpërdorur buxhetin” duke punësuar punëtorë të ri në këtë institucion.
Meqë punëtorët e punësuar ishin shqiptarë, nuk kërkohet shumë mend për të kuptuar motivin e këtij gjahu të shtrigave.
Në emër të Komunës së Bujanocit “ndjekjes penale iu ka bashkangjitur” Rade Ristiq, avokati komunës.
Dëshmi e radhës e zullumit që pushtetarët shqiptarë të Bujanocit po bëjnë ndaj PVD-së dhe aktivistëve të saj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *