Gjykata e Vranjës i ngrit padi kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafa për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 nëntor (DOKUMENT & VIDEO)

Përmes një postimi në facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se, dje ka pranuar një ftesë të rradhës nga Gjykata e Vranjës për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc.

“Dje, pranova ftesën e radhës nga Gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020. Si herave të tjera, akuzohem për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar” – njofton kryetari i KKSH-së në facebook.

Sipas kryetarit Mustafa, kjo padi i është ngritur atij në kohën kur i pari i KKSH-së ka deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë mbi padinë ndaj ish ministrit të mbrojtjes, rrespektivisht ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin për përdorim të gjuhës nënçmuese e denigruese ndaj shqiptarëve.

“Kjo padi ndaj meje ngritet pasiqë kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Mustafa në facebook.

Mustafa, ka ftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, që të mos qëndrojnë më sy të mbyllur ndaj pushtetit autoritar dhe anti-minoritar në Beograd.

“Ftoj Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Evropian që mos t’i mbyllin sytë ndaj pushtetit autoritar dhe anti-minoritar në Beograd” – i ka bërë thirrje kryetari Mustafa.

Ai për fund ka kërkuar që edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare të jenë më dinamike në sensibilizimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare ndaj presioneve dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi.

“Uroj që Prishtina dhe Tirana zyrtare të jenë më dinamike në sensibilizimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare ndaj presioneve dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi” – ka këruar Mustafa.

Kryetari Mustafa ka thënë se duke mos u zbrapsur politikisht, Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën ligjore, deri në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Më poshtë mundë të lexoni të plotë njoftimin e kryetarit Mustafa rreth ngritjes së padisë nga Gjykata e Vranjës rreth vendosjes së flamurit kombëtar më 28 nëntor në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

DHE NJË PADI PËR FLAMURIN KOMBÊTAR SHQIPTAR – BE, SHBA DHE OSBE TË MOS I MBYLLIN SYTË NDAJ PRESIONIT TË PUSHTETIT AUTORITAR DHE ANTI-MINORITAR NË BEOGRAD

Dje, pranova ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020.

Si herave të tjera, akuzohem për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”.

Kjo padi ndaj meje ngritet pasiqë kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve.

Aktvendimi i fundit i Gjykatës së Lartë që ‘legalizoi’ institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, si dhe përndjekjet ligjore që pasuan pas padisë sime ndaj Ministrit të Policisë Vulin, dëshmojnë motivet politike të sistemit gjyqësor e prokurorial në Serbi.

Shihet qartë se po rriten çdo ditë e më shumë presionet politike dhe ligjore të pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, e në Luginën e Preshevës.

Ftoj Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Evropian që mos t’i mbyllin sytë ndaj pushtetit autoritar dhe anti-minoritar në Beograd.

Uroj që Prishtina dhe Tirana zyrtare të jenë më dinamike në sensibilizimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare ndaj presioneve dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi.

Duke mos u zbrapsur politikisht, Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën ligjore, deri në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.