Gjykata Administrative serbe i mohon fitoren Shaip Kamberit, dërgon Tërnocin në votim për herë të tretë

Gjyakata Administrative serbe ka refuzuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës në kundërshtimin e vendimit të Komsionit Republikan Zgjedhor për anulimin e zgjedhjeve parlamentare në Tërnoc, ku njësia numër 6 në Tërnoc do të shkojë në votim për herë të tretë, 

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, respektivisht në njësinë numër 6, është zhvilluar më 28 prill, ku me 679 vota për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, u sigurua një mandat për deputetin Shaip Kamberi. 

Megjithate, pas rivotim të 28 prillit dhe fitores së ulëses në Kuvendin republikan, ishin dekleratat e liderit të SPS-it, Ivica Daçiq që partia e tij, do të ankohet në të gjitha instancat për të sjell lagjen e Strukarëve në rivotim, gjë që edhe ndodhi. 

Megjithate, edhe gjatë ditës së zgjedhjeve në Tërnoc, u panë njerëz të strukturave të larta të SNS-it dhe një mobilzim shumë i madh i Trupit votues, që me çdo kusht të vështirësohet fitorja e mandatit nga Shaip Kamberi./LUGINALAJM/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.