Gjykata Administrative e Nishit anulon vendimin e kuvendit Komunal të Bujanocit të datës 21.12.2012

367

Gjykata Administrative me seli në Beograd, përkatësisht departamenti i saj në Nish këto ditë ka sjell aktgjykimin me të cilin i shpall të pavlefshme të gjitha vendimet e Kuvendit Komunal të Bujanocit të datës 21.12.2012.

Vendime këto që në mënyrë të kundërligjshme kishin ndërruar strukturën e këshillave të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Bujanocit. Gjykata tashmë ka sjellur aktgjykimin për Këshillat e Shkollave të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” Bujanoc dhe Shkollës Fillore “Desanka Maksimoviq” Bilaç. Ndërkaq, shumë shpejt pritet edhe për Këshillat e Shkollave të Shkollës Fillore “Migjeni” Muhoc,      Shkollës Fillore “Sami Frashëri” Lluçan dhe të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” Bujanoc.

Në aktëgjykimin e Gjykatës Administrative të Nishit thuhet se aprovohet ankesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar për vendimin e Këshillit Komunal të Bujanocit numër: 02-244/12 të datës 21.12.2012.

Me këtë vendim u dëshmua se Këshilli Kombëtar Shqiptar kishte të drejtë në kundërshtimin e procedurave dhe vendime të kundërligjshme që ndërrmereshin nga Kuvendi Komunal i Bujanocit për shkarkimin arbitrarë të Këshillave të Shkollave përkatëse e që bien ndesh me Ligjin për këshillat kombëtare të pakicave nacionale dhe Ligjin për arsimin fillorë dhe të mesëm. Po ashtu, me ktëtë është vërtetuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk i ka dhënë pëlqimet ndajë disa drejtorëve nga se nuk është vepruar në përputhshmëri me procedurat dhe ligjet në fuqi të cilat i ka vërtetuar edhe Gjykata përkatëse.

Më tej, Këshilli Kombëtar Shqiptar do të kërkojë tash më nga Prokuroria që këto vendime të paligjshme të anuluara dhe zyrtarët që kanë rënë në kundërshtim me zbatimin ligjit, të ndërrmiren të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

Bujanoc,18.11. 2014                                                                                                                    Shërbimi për informim i KKSH-së

Presuda

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *