Gjuriq: Shqiptarët më nuk janë unikë dhe të bashkuar si dikur

334

erbët kremtojnë 13 janarin, Vitin e Ri serb, derisa Marko Gjuriqi ka siguruar serbët e Kosovës se Beogradi do të jetë përgjithmonë në Kosovë, përkrah tyre. Gjuriqi, i cili dikur politikanin serb Oliver Ivanoviqin, i vrarë më 16 janar 2018, e quante tradhtar, tani e quan hero. Serbët e veriut: Djegia e veturave akt mafioz, me të cilin subjektet dërgojnë mesazhin e qartë: “nëse nuk bie në rrugë, të pret plumbi”, këtë proces e ka kaluar edhe Oliver Ivanoviqi në regji të sistemit mafioz të Republikës së Serbisë, shkruan Zëri.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur edhe për situatën në Kosovë, derisa ka vlerësuar se shqiptarët nuk janë më unikë dhe të bashkuar sikurse dikur. “Për serbët nuk ka rëndësi kush e bën qeverinë, shqiptarët më nuk janë të bashkuar sikurse dikur, por kjo nuk më gëzon që ata janë përçarë, sepse kjo formë e konflikteve gjithmonë është derdhur mbi serbët e Kosovës. Ata janë të njëjtë, të gjithë janë separatistë, kanë ndryshuar edhe si shoqëri, ka rënë edhe nataliteti i tyre. Në vitin 2001 në Kosovë janë lindur 60.000 foshnje, 32.000 foshnje janë lindur në vitin 2014 dhe në vitin 2018 janë lindur 22.000 foshnje.

Ai ka përkujtuar se në mandatin e kaluar janë ndërtuar 1613 banesa për serbët në gjithë Kosovën, se është rikonstruktuar kisha e Prizrenit, si dhe disa manastire në gjithë Kosovën, të cilat ishin djegur. Në Videje të Klinës, ku jetojnë rreth 100 familje serbe, është ndërtuar shkolla e re. Nga 103 shkolla në gjithë Kosovën kemi arritur t’i përgatisim 75 shkolla. Janë rinovuar 16 shkolla, 7 çerdhe fëmijësh dhe një fakultet. Nga 26 objekte shëndetësore 22 janë rinovuar, është ndërtuar shtëpi e re e shëndetit në Gorazhdevc, si dhe Klinika Pediatrike, ndërsa është planifikuar ndërtimi edhe i 4.692 banesave të reja për serbët deri në vitin 2025”, ka precizuar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në prag të Vitit të Ri serb, që kremtohet më 13 janar në të gjitha mjediset me serbë.

Në anën tjetër, në prag të kremtimit të Vitit të Ri serb në veri të Mitrovicës, tek ura kryesore e lumit Ibër, është zbuluar i ashtuquajturi “Monumenti i së vërtetës”, që u kushtohet, siç thuhet në monumentin e ngritur, “viktimave të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s”. Në këtë monument janë shkuar emrat e të gjitha “viktimave”, ndërsa në zbulimin e monumentit kanë marrë pjesë qytetarët serbë të veriut, përfaqësues të Shoqatës Serbe të Luftëtarëve, Shoqata e Pensionistëve, Shoqata e Familjeve me të Zhdukur. “Ata, emrat e të cilëve janë skalitur në këtë monument, janë heronj dhe trima, të cilët kanë dhënë jetën e tyre në mbrojtje të integritetit të Serbisë në këto hapësira”, ka thënë Millorad Trifunoviq, koordinator i Shoqatës për të Pagjeturit, duke shtuar se edhe më tutje kërkohen edhe 576 serbë të zhdukur./Zëri.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *