Gjuriq: Formimi i AKS, proces i pakthyeshëm!

326

3995485265077c8737f56b430863343_v4bigGjuriq, ka thënë se linçimi i serbëve në Kosovë, po ndodh vazhdimisht pasi që partitë politike shqiptare atje, nuk po i dënojnë ato veprime dhe nuk ka reagime konkrete nga institucionet e Prishtinës

“Serbët e Kosovës veçanërisht në zonat ku ata janë kthyer, janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj sulmeve”, ka thënë drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e SerbisëGjuriq duke komentuar për sulmin ndaj 23 vjeçarit në Kllokot, raporton gazeta serbe Tanjug

Mirëpo gjithashtu, ai ka shtuar se qëndrimi i policisë karshi sulmeve ndaj serbëve ka ndryshuar për të mirë.

Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është një instrument mbrojtës dhe do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së komunitetit serb në Kosovë. Gjuriq po ashtu ka thënë se e ka të vështirë ta kuptojë rezistencën e shqiptarëve karshi këtij institucioni, për shkak se sipas tij kjo nuk e kërcënon aski, përveç ata politikanë shqiptarë që programet e tyre i kanë të bazuara në konceptet shoviniste.

“Formimi i AKS është një proces i pakthyeshëm. Komuniteti ndërkombëtar është garantues i zbatimit të marrëveshjeve, dhe nuk do të tolerojë justifikime nga Prishtina, që do ta pengonin procesin e normalizimit, dhe kjo më jep shpresë se Asociacioni është punë e përfunduar”. /Klan Kosova/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *