Gjuriq: “Beogradi i angazhuar për dialog, problemi qëndron në Prishtinë”

87

Drejtori i Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi është “i angazhuar për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe të gjitha nismat rajonale që do të rrisin bashkëpunimin dhe besimin midis shoqërive dhe popujve në Ballkanin Perëndimor, por për momentin nuk ka struktura politike në Prishtinë që t’i ndajnë ato vlera”.

Gjuriq ia tha këtë ambasadorit të ri të Greqisë në Serbi, Yorgos Diacofotakis, të cilin e informoi për siç thuhet “situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe problemet e serbëve atje”, transmeton Klan Kosova.

Zyra e tij njoftoi se Gjuriq gjithashtu tha se “liria e lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalin është një aset që ndërton dhe konsolidon paqen në Evropën moderne, dhe se ky model duhet të ndiqet nga vendet e rajonit në mënyrë që të arrihet një stabilizim i qëndrueshëm dhe përmirësimin e marrëdhënieve “.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën duke iu referuar mosnjohjes së Kosovës nga Greqia e falënderoi ambasadorin e këtij vendit për siç theksohet “mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, transmeton Klan Kosova.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *