Gjithçka gati për asfaltimin e dy rrugëve tek Çerdhja e fëmijëve në Bujanoc (FOTO)
Për pak minuta po pritet të fillojë asfaltimi i dy rrugëve në afërsi të Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi ynë” në Bujanoc.
Siç shihet nga vendi i ngjarjes, kamionët e mbushur me asfalt dhe makineri tjetër punuese e kompanisë “Saba Bellça” po presin që për pak minuta të fillojnë me asfaltimin e dy rrugëve “Vuk Karagjiq” dhe “Vëllezërit Stoshiq” në Bujanoc.