Gjindet trupi i pajetë i 73 vjeçarit nga Bujanoci – dyshohet se ka humbur jetën aksidentalisht në lumin “Morava”
Trupi i një bujanocasi të zhgdukur të hënën (14 shkurt), është gjetur në lumin “Morava”, jo shumë larg vendit, ku është parë për herë të fundit, në afërsi të “dy urave” në afërsi të ish-fabrikës “Svetlost”.
Siç shkruan “Bujanovacke”, bëhet fjalë për Voja Maniq, ish-drejtor i degës së “Invest Bank” në Bujanoc.
Dyshohet se 73-vjeçari ka rënë në Moravë dhe është mbytur në një vorbull uji.
Ai ka shkuar për peshkim të hënën dhe meqë nuk është kthyer në shtëpi deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia lokale ka nisur kërkim për të, ku janë angazhuar edhe pjesëtarë të Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Bujanocit, dhe qytetar të tjerë nga Bujanoci./LUGINALAJM/