Gjimshiti rënd i dëmtuar – nesër e presin në Torino për operacionin, zbulohet sa do të mungojë mbrojtësi

334

Mes gëzimit të suksesit të përfaqësueses shqiptare ndaj Hungarisë, ka pasur edhe pak trishtim për dëmtimin që pësoi në pjesën e parë të ndeshjes Berat Gjimshiti. Mbrojtësi u largua nga fusha e lojës pa kaluar 30 minuta për shkak të një dëmtimi në parakrah dhe sipas gjasave, do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Menjëherë pasi doli nga fusha me barelë, ai u dërgua në spital për të bërë ekzaminime më të hollësishme e më pas, u sigurua kthimi i tij drejt Italisë e jo me pjesën tjetër të ekipit drejt Shqipërisë. Është mësuar se ai ka pësuar frakturë dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit. Ndaj  sot ai ka udhëtuar drejt Bergamos për ta kontrolluar ndërsa nesër do të jetë në Torino për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.
Në varësi të shkallës së frakturës, qëndrimi i tij jashtë fushës së lojës do të jetë minimalisht një muaj e kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshje shumë të rëndësishme me Atalantën, e sidomos me Shqipërinë. Përtej sfidës së të martës ndaj Polonisë, Gjimshiti nuk pritet të jetë i gatshëm as për duelet ndaj Anglisë dhe Andorrës në muajin nëntor./Periskopi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *