Gjelbrim Taipi edhe zyrtarisht futbollist i KF “Kukësit” (FOTO)

292

Futbollisti i mirënjohur tërnocas, Gjelbrim Taipi edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Futboll Klubit “Kukësi” .

Lajmin mbi transferimin e Taipit në ish kampionin e Shqipërisë, e ka bërë të ditur vet klubi kukësian përmes një njoftimi në faqen zyrtare, derisa ka publikuar pamje edhe nga prezentimi i Taipit si përforcimin më të ri.

“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë që të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Gjelbrim Taipi! Mesfushori nga Kosova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën tonë duke u bërë zyrtarisht futbollisti ynë!

Taipi vjen si një vlerë e shtuar për mesfushën tonë. Me karrierën e tij të pasur në Superligën e Zvicrës, Taipi do të jetë një armë shtesë në rrugën drejt titullit kampion. Ai ka luajtur për shumë vite në kampionatin zviceran, duke qenë pjesë e elitës, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shqipërisë U21 dhe Përfaqësueses së Kosovës!

Mesfushori 27-vjeçar ka vendosur të veshë fanellën me numrin 7! Ai do të bashkohet ditët në vijim në stërvitje me ekipin dhe do të nisë përgatitjet. Mirë se vjen Gjelbrim! Të priftë e mbara!” – thuhet në njoftimin e plotë të publikuar nga Futboll Klub “Kukësi” .

Kujtojmë që Gjelbrim Taipi, karrierën si futbollist e ka filluar në KF “Tërnoc” , për të vazhduar tek KF “Shkëndija” e Tetovës, e më pas për të vazhduar në klube të ndryshme të Superligës zvicerane. Taipit, është ndër futbollistët e paktë shqiptarë, që ka qenë pjesë e Reprezentaciji të Shqiprisë dhe asaj të Kosovës./LuginaLajm/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *