Gjatë vikendit, në Bujanoc janë regjistruar edhe tre raste të reja me koronavirus

Gjatë 48 orëve të fundit, respektivisht gjatë dy ditëve në vikendit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe tre raste të reja me COVID-19.

Sipas raportit të fundit të Shëtpisë së Shëndetit në Bujanoc, të shtunen (6 shkurt), në Bujanoc, janë kryer 17 teste antigjene, prej të cilave, 3 persona, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, derisa të dielën (7 shkurt),  nuk është zhvilluar asnjë teste antigjen, por vetëm 18 kontrolle të zakonta.

Kujtojmë se, që ga shpërthimi i pandemisë, në Bujanoc, janë evidentuar 797 raste me koronavirus, ndërsa vetëm gjatë këtij muaji, 23 persona kanë rezultaur pozitivë në COVID-19./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *