Gjatë këtij mandati në Preshevë, as trau dixhital nuk doli i hajrit në Raincë – qytetarët në rrezik! (VIDEO)

Më 27 shkurt të vitit 2018-të, Komuna e Preshevës, respektivisht kryetari i saj Shqiprim Arifi, promovoi vendosjen e traut dixhital të hekurudhës (rampës) pranë barierave të fshatit Raincë, si një domosdoshmëri e kohës dhe nevojë permanente për sigurinë e qytetarëve.

Megjithate, edhe kjo punë, nuk i doli Shqiprim Arifit, siç e promovoi.

Siç shihet edhe nga video e më poshtme, trau (rampa) pranë hekurudhës së Raincës, rri hapur edhe kur treni kalon, që përbënë një rrezik të madh për qytetarët që frekuentojnë atë rrugë.

Qytetarët e brengosur për faktin që, trau i ri, nuk funksionon, kanë kërkua nga portali ynë që t’i informojmë qytetarët e tjerë, q ëtë shtojnë kujdes dhe mos t’i besojnë traut (rampës) së vendosur gjatë këtij pushteti, me që, i’u rrezikohet jeta e tyre.

Ndiqenii se si trau (rampa) qëndron hapur, derisa kalon treni mbi barierat e hekurudhës./LUGINALAJM/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *