Gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen edhe 9 raste pozitive me koronavirus në Bujanoc

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 9 raste pozitive më koronavirus në Bujanoc.

Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit, janë kryer 38 teste antigjen, ku 9 pacientë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe dy teste PCR.

Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të enjten e 4 marsit, në Bujanoc, janë kryer 97 kontrolle mjekësore, prej të cilave 11 kanë qenë fëmijë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Bujaoci ka regjistruar 938 raste me koronavirus, derisa vetëm në ditën e parë të muajit mars, janë regjistruar 42 raste të reja me COVID-19./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.