Gjashtë persona kanë vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë

151

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se sot, 4 korrik 2020, deri në orën 17:00 kanë përfunduar me vdekje gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient, në atë të Pulmologjisë dy dhe në Mjekësinë Sportive tre.

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë vdekur sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Me shtimin e 6 vdekjeve të së shtunës, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë arrin në 64.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *