Gjashtë fshatrat shqiptare të Medvegjës, qe gjashtë ditë janë pa energji elektrike – nuk dihet as se kur do të normalizohet gjendja

Në muajin janar, gjashtë fshatrat shqiptare të Komunës së Medvegjës; Sfircë, Rama Bajë, Gerbaç, Sijarinë, Tupallë, Gjylekresht, Kapit dhe Llapashticë, qe gjashtë ditë janë pa furnizim me energji elektrike.

Siç ka mësuar portali LUGINALAJM, deri te ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ka ardhur si pasojë e të reshurave atmosferike, ku bora ka mbuluar drunjët që gjenden pranë telave përçues të rrymës elektrike.

Gjithashtu nga terreni bëhet e ditur se përveç mungesës së energjisë në fshatrat shqiptare, rrugët e fshtatrave shqiptare janë të bllokuara, me që, askush nuk ka intervenuar për pastrimin e tyre.

Sipas banorëve shqiptarë në atë komunë, nuk dihet se kur do të sanohet kjo gjendje me energji elektrike, derisa ata bëjnë apel për ndihmë, ngase ekziston mundësia që të mbesin pa rrymë për muaj të tërë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *